Vendosni fjalën kyçe....

Jahmir Hyka s’përmbahet në Izrael, shënon 2 gola për Ligën e Europës (Video)


Jahmir Hyka ka shënuar dy gola fantastikë në fitoren e Maccabi Netanya, ekip për të cilin luan në kampionatin izraelit.

Hyka shënoi 2 nga 3 golat e fitores së Maccabit ndaj Hapoel Haderas në ndeshjen e luajtur ditën e djeshme duke qenë protagonist në një fitore tejet të rëndësishme të vendasve.

Aktualisht Maccabi qëndron në vendin e katërt, vetëm 2 pikë larg vendit të tretë që shkon në Ligën e Europës.

Kur nga fundi i sezonit kanë mbetur edhe 5 takime, ekipi i Hykës është në garë për pjesëmarrjen në këtë kompeticion të rëndësishëm, ndërsa lojtari shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *