Të gjithë e mbajnë mend fustanin e firmës “Versace” që Jennifer Lopez veshi në ndarjen e çmimeve çmimet “Grammy” në vitin 2000.
Veshje e këngëtares ishte e frymëzuar nga xhungla, me një prerje të thellë V dhe një material që nxirrte në pah trupin e saj.
Ky fustan u bë një nga veshjet më të famshme të të gjitha kohërave, saqë Lopez pretendon se ajo ishte shkaki i krijimit të “Google Images”.
Në një video të postuar në kanalin e “YouTube” të Lopez, këngëtarja kujton natën që mbante veshjen e “Versace”-s dhe thotë:
“Vite më vonë kuptova se për shkak të asaj nate dhe për shkak të asaj veshje, ishte arsyeja pse ‘Google Images’ u krijua. “, thotë Lopez.
Kjo mund të jetë e vërtetë, pasi drejtori ekzekutiv i “Google”, Eric Schmidt shkroi në një ese të vitit 2015: “Në atë kohë, ishte pyetja më e shpeshtë që ishte bërë në Google. Por ne nuk kishim asnjë mënyrë të sigurtë për t’i dhënë përdoruesit atë që dëshironin: JLo e veshur me atë fustan. Kështu lindi ‘Google Image Search. “
Një zëdhënës i Google gjithashtu e konfirmoi këtë në emisionin “Good Morning America” , ku tha se Lopez ka luajtur me të vërtetë një rol të rëndësishëm në krijimin e produktit.
Në videon e publikuar nga Lopez, ajo tha me shaka: “Po pyes veten, ku është çeku im?” . Këngëtarja madje tregon se stilistja e saj nuk ia këshillonte të vishte fustanin jeshil, por i sugjeronte një tjetër të bardhë.