Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong-Un shkon në Rusi me tren të blinduar, vizita e tij e parë (VIDEO)


Lideri i Koresë së Veriut ka vizituar për herë të parë Rusinë. Kim Jong Un kaloi kufirin me një tren të blinduar dhe u mirëprit nga zyrtarët rus në stacionin më të afërt.

Të tre gjeneratat e familjes sunduese të Koresë së Veriut e kanë përdorur këtë formë të pazakontë transporti për vizitat shtetërore.

Kim u mirëprit sipas traditave ruse dhe për të u organizua ceremonia e bukës ruse dhe kripë.

Pjesa kryesore e vizitës së Kim është planifikuar të enjten, kur ai do të takohet me Presidentin Vladimir Putin për herë të parë.

Vizita shtetërore është një ngjarje e rrallë për të dy kombet. Putin e vizitoi Korenë e Veriut një herë në vitin 2000, por Kim nuk ka vizituar Rusinë që kur mori pushtetin në vitin 2011.

Vizita është organizuar në fshehtësi dhe nuk u konfirmua deri të martën. Programi i saktë ende nuk është zbuluar, ndaj nuk dihet se sa kohë Kim do të qëndrojë dhe cilat vende në Rusi do të vizitojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *