Derbi i qytetit të Manchesterit i takon “citizen” të cilët nuk lëshojnë në garën për titull me Liverpool.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht ritmit të lartë e rasteve të shumta. Portugezi Silva ishte ai që i hapi rrugë fitores së City-t, duke shënuar golin e parë në minutën e 54-t, ndërsa Sane e vulosi rezultatin në 0-2 vetëm 12 minuta më pas.
Me këtë fitore, City i merr vendin e parë Liverpool-it me 1 pikë më shumë, ndërsa në anën tjetër United zhytet në krizë dhe shkon gjithnjë e më larg objektivit Champions, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë, me tre pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt.