Vendosni fjalën kyçe....

Milan përballet me Lacion në Kupë, formacionet e të dy ekipeve


Tomas Strakosha do të jetë titullar në sfidën që Lacio do të luajë në “San Siro” kundër Milanit dhe që vlen gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë.

Në përballjen e parë gardiani kuqezi e ruajti portën e paprekur në barazimin 0-0 mes dy skuadrave. Zakonisht trajnerët në Kupë u japin hapësirë lojtarëve të stolit, por për Lacion Kupa është një objektiv madhor dhe Simone Inzagi ka zgjedhur sërish Strakoshën si titullar, ndryshe nga Gatuzo që ka hedhur Pepe Reinën, duke lënë në stol Donarumën.

Milani (3-4-3): Reina; Muzakio, Kaldara, Romanjoli; Kalabria, Kesi, Bakajoko, Laksalt; Suso, Piontek, Kastijeho.
Trajner: Xhenaro Gatuzo.

Lacio (3-5-2): Strakosha; Bastos, Luiz Felipe, Açerbi; Romulo, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Luis Alberto, Luliç; Korrea, Imobile.
Trajner: Simone Inzaghi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *