Vendosni fjalën kyçe....

“Nderim Benito Musolinit!” – Tifozë e Lacios trazojnë Milanon me pankartën provokuese


Tifozët e Lacios në Itali kanë shpalosur në pankartë ku shkruhej: Nderim Benito Musolinit!

Kjo gjë ka shkaktuar jo pak debate në vendin fqinj, që është jo pak i ndjeshëm për ish-kreun e Partisë Fashiste dhe drejtuesin e vendit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në fundjavë Lacio luan një sfidë tejet të rëndësishme në kampionatin italian me Sampdoria por pankarta e tifozëve ka shqetësuar jo pak mjedisin sportiv e politik në Itali me kritika të shumta në drejtim të tifozëve.

Ndërsa mbrëmjen e sotme Lacio udhëton drejt Milanos për t’u ndeshur me Milanin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Italisë, sfidë tejet e rëndësishme sidomos për ekipin nga Roma që e ka barazuar takimin e parë në fushën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *