Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS-së, Spiropali: Do marrim pjesë në zgjedhje, PD vendosi të lerë në rrugë elektoratin


Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë e Partisë Socialiste, ku ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, deklaroi se u diskutua në lidhje me zgjedhjet e 30-qershorit.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Spiropali e konsideroi turp mospjesëmarrjen e opozitës.

“Nuk jemi këtu për të diskutuar e për të vendosur datën e zgjedhjeve, këto janë çështje kushtetuese, ne jemi një parti politike që i përgjigjet kësaj thirrje. Ne nuk do të marrim pjesë në luftë por në zgjedhje dhe shpresojmë që asnjë kryetar të partive politike nuk e ka lënë mendja që të pengojnë shqiptarët të votojnë. Çdo akt dhune është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet.

Është një turp që PD ka zgjedhur t’i lërë në rrugë zgjedhësit e saj duke djegur mandatet dhe duke mos hyrë në zgjedhje. Turp për ato parti që kanë marrë këtë vendim. Do bëjmë përzgjedhjet më të mira për kandidatët do t’i zgjedhim sipas kontributit të tyre”- tha Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *