Vendosni fjalën kyçe....

Pirateria televizive, AMA gjobit 11 subjekte audiovizive


AMA ka gjobitur katër subjekte të cilat i akuzon për pirateri televizive. Sipas një njoftimi të Autoritetit të Mediave Audiovizive, subjektet audiovizive ushtronin aktivitet të paautorizuar.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, njofton opinionin publik se në zbatim të Ligjit nr 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, gjatë muajit prill ka ndërmarrë një sërë aksionesh kontrolli kundër fenomenit të Piraterisë Televizive.

Në total janë ushtruar mbi 30 kontrolle inspektimi në zonat ku ka pasur informacion për Pirateri Televizive.

Këto kontrolle janë ushtruar kryesisht në qarqet Korcë, Dibër, Fier, Elbasan, Vlorë dhe do të vijojnë edhe në zonat e tjera të vendit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara kanë rezultuar katër subjekte që ushtronin aktivitet të pa autorizuar nga AMA. “, thuhet në njoftim.

AMA ka sekuestruar pajisjet e këtyre katër subjekteve të cilat i ka gjobitur në shumë e 5 milionë lekëve.

Sakaq, janë gjobitur edhe shtatë subjekte të tjerat të cilët operonin me autorizim, por transmetonin programe pa të drejtë transmetimi.

Këta subjekte kanë marrë një gjobë me vlerë nga 1 deri në 2 milionë lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *