Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e grupit Bajri, Italia kërkon ekstradimin e Ilir Rustemit


Italia kërkon ekstradimin e Ilir Rustemit (Bajrit) vëllait të Safet Bajrit, pasi ai rezulton i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjas për trafikim droge dhe prostitucion, raporton Top Channel.

Prokuroria e Shkodrës i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për qëllime ekstradimi në Itali.

Ilir Rustemi (Bajri) është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Oaz që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër është blinduar në orët e paradites nga forca të shumta policie. Për shtetasin Ilir Bajri Rustemi, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri është zhvilluar një seancë për masë sigurimi ndaj tij.

Italia ka sjellë një vendim për ekstradimin e Ilir Rustemi Bajri në shtetin italian pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” duke e dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysmë burg.

Ilir Rustemi Bajri ishte i pranishëm në seancë, por masa e sigurisë ndaj tij u shty për një datë tjetër për shkak se nuk kishte avokatin mbrojtës.

Ilir Rustemi Bajri u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë ndërsa çështja ndaj tyre vijon ende tek krimet e rënda.

Tashmë pritet për t’u parë nëse Ilir Rustemi Bajri pas vendimit që mund të jepet për ekstradim dhe nëse do të njihet ky vendim në Shqipëri, dënimin me 5.6 vite burg do ta vuaj në shtetin italian apo këtu në Shqipëri.

Gjatë gjithë kohës kur u zhvillua kjo seancë e masës së sigurisë në Shkodër, gjykata e shkallës së parë ishte e rrethuar nga forca të shumta policie. Pas seancës që zgjati jo më shumë se 10 minuta, Ilir Rustemi Bajri u shoqërua nën masa të rrepta sigurie drejt paraburgimit në pritje të seancave të tjera tek krimet e rënda dhe gjykata e Shkodrës për qëllim ekstradimi në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *