Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Bulqizë. Mësohet se një automjet tip “Fouristradë” ka humbur kontrollin pas parakalimit të një kamioni, pranë vendit të quajtur Qafa e Buallit.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur katër persona. Dy prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me helikopter në Tiranë. Dy të tjerët po trajtohen në spitalin rajonal të Bulqizës.
“Në aksin rrugor Bulqizë-Klos, shtetasi V.E, banues në Mat, duke drejtuar automjetin tip ‘Land Rover’, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar pasagjerët A.T, dhe M.L, të cilët janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, ndërsa shtetasi H.J së bashku me drejtuesin e mjetit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.