Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga qyteti i Fierit, ku shihet se si një autoambulancë është fikur në mes të rrugës dhe ka patur nevojë për ndihmë.
Ambulanca që supozohet t’u ofrojë ndihmën e parë qytetarëve, ose t’i transportojë ata me urgjencë në spital, nuk mund të lëvizste pa ndihmën e qytetarëve që ndodheshin pranë që janë bërë bashkë për ta shtyrë. Sipas Berishës, ky është një tregues i gjendjes së urgjencës në këtë qytet.
“Kjo është shëndetësia falas e Edvin Kristaq Rrencit. Video tregon gjendjen e urgjencës në Fier.”, shkruan Berisha.