Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka folur nga Miloti ku ndodhet me dhjetëra ish-deputetë të opozitës së bashkuar në aksionin për bllokimin e rrugëve kryesore në mbarë vendin.
Basha lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama, për të cilin tha se është përgjegjës për varfërimin, burgosjen dhe përzënien e shqiptarëve.
Ndërsa theksoi se ora e Ramës në krye të qeverisë po mbaron dhe se parlamenti fasadë nuk do e ndalë aksioni opozitar deri në krijimin e kushteve për zgjedhje të lirae të ndershme.
“Rama vrau shpresën e shqiptarëve duke detyruar qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi. Falenderoj të gjiothë qytetarët që kanë ardhur në këtë protestë për të kërkuar shkëputjen e lidhjeve të krimit me qeverinë e Edi Ramës. Në kërkesën tuaj legjitime për zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama grabiti pronat e shqiptarëve, i burgosi ata padrejtësisht ndërkohë që qeveris me krimin. Ai e ka lidhur fatin e tij me kriminelët dhe oligarkët. Opozita e bashkuar është mazhoranca e shqiptarëve që e duan Shqipërinë si gjithë Europa për ta çliruar Shqipërinë nga krimi i organizuar që e ka kapluar. Në 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri. Qeveria nuk klonohet dhe as nuk shpiket.” – tha Basha në fjalën e tioj para mijëra qytetarëve.