Digjet gjatë natës makina e kreut të Hipotekës në Laç. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, në rrethana ende të paqarta. Sipas “News 24”, makina e shkrumbuar është në pronësi të drejtorit të ZRPP-së së Laçit, K.Berhani.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimtë dhe ka lidhje me detyrën e Berhanit, si drejtues i Hipotekës.
Vijon…