Vendosni fjalën kyçe....

Diversioni diletant i Ramës për partinë e Astrit Patozit


Kryeministri Rama përsëriti të njëjtën gjë si kreu i grupit parlamentar Balla pak më herët, se partia Bindja Demokratike është lojë e Sali Berishës.

Fillimisht kjo deklaratë u bë nga numri 2 i PS-së dhe pas kësaj në skenë u fut Rama, që përforcoi atë që Balla kishte deklaruar pak më herët.

“Pse duhet të kem të bëj unë me partinë e Astrit Patozit dhe kjo të mos jetë lojë e Saliut. Pse duhet të krijoj unë një parti të tillë. Na doli tani se unë paskam formuar ‘Bindjen Demokratike’?! Pse jo Saliu, se ku ndryshon Patozi nga Saliu dhe Luli. Ata merrnin pjesë në aferat e qeverisë, Astriti vinte këtu me duar në xhepa dhe u bënte avokatin. Patozin e futi Saliun në zgjedhje. Një çun për rrugë dhe një për zgjedhje.” – tha Rama.

Ndërsa pak më herët, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla, tha: “Astrit Patozi ka qenë kryetar i grupit të PD-së për 8 vjet dhe e ka pasur mundësinë të ndryshojë partitokracinë nëse do të kishte dashur. Ju nuk keni faj por partisë nën thojini që Astrit Patozi është i tyre, jo i yni. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë? Ku e dimë ne që nuk është lojë e Berishës kjo e Astritit? Dështoi Luli ka futur Astritin.” – tha Balla.

Ndërkohë ditën e sotme janë betuar në Kuvend 4 deputetë të rinj nga listat e opozitës në zgjedhjet e vitit 2017. Njëri prej tyre është Andi Përmeti, i cili është një nga themeluesit e partisë së re, “Bindja Demokratike”.

Mediat pranë Ramës nuk kanë ngurruar që ta publikojnë me shpejtësi lajmin se Përmeti është themelues i partisë së re dhe është betuar sot. Ndërkohë kreu i kësaj partie, Patozi, në intervistat në media e tij ka përdorur shprehjet e kryeministrit Rama.

Gjatë një interviste në televizionin ABC News, e para intervistë e tij si drejtues i një grupi politik, Patozi tha se në postin e ri do të ndihet si Ronaldo në kohën kur shkoi te Juventuas pas një periudhe të gjatë në Madrid.

“Kjo është një gjë që nuk e kisha menduar më parë, por kam përshtypjen se është si ndjesia e Ronaldos kur ka shkuar te Juventus pasi qëndroi te Real Madridi për një kohë të gjatë. Janë gjëra që ndodhin në jetë.” – tha Patozi.

Kujtojmë se kryeministri Rama, gjatë një interviste për televizionin RAI e krahasoi veten me yllin e Juventusit. Ndërsa fliste për protestat e opozitës, Rama tha se nuk do të mund të hedhë pushtetin e tij vetëm për kapriçon pse ai është më i miri, njësoj si Ronaldo.

“Është sikur të kërkosh nga Juventus, meqë është shumë i fortë, të pranojë që formacionin t’ia bëjnë të tjerët, jo trajneri i tyre dhe që kampionati të nisë sërish nga fillimi… pa Ronaldon.” – ka thënë Rama për veten më herët.

Nëse Astritin e ka futur Berisha, pse Astriti imiton Ramën? /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *