Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari i kërkon Ramës t’i japë më shumë dritë Shqipërisë


Deputetja e Partisë Demokatrike, Rudina Hajdari, ka thënë se sipas llogarive të saj, Shqipëria duhe të ishte në Bashkimin Europian. Ndërkohë kritikoi qeverisje e kryeminsitrit Rama për situatën në të cilën gjendet vendi.

“Shqipëria sot sipas llogarive të mia duhej të ishte në BE. Ne nuk jemi. Të dalësh këtu të flasësh përralla me mbret, të japësh histori batuta që qeshin disa deputetë të tjerë që se dinë a të qeshin a ajo. Është për të ardhur keq. Është ky kryeministër që thotë hajde debatojmë ide. ku i keni idenë? Pse merreni me Bashën, Kryemadhin e Berishën? E morëm vesh. ata kanë pasur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, abuzimet e tyre, janë provuar, dhe shqiptarët nuk i kanë besuar, kështu treguan edhe zgjedhjet e fundit. ato zgjedhje ishin legjitime, se firmosën, dhe pas dy vitesh vijnë këtu dhe thonë që nuk janë legjitime. Ne kemi mundësi të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme? Jo! Se kemi pasur zgjedhje që nuk janë pranuar edhe nga ju.” – tha Hajdari.

Ndërkohë nuk la pa kritikuar edhe opozitën e bashkuar dhe marrëveshjen e nënshkruar prej PD-së, LSI-së dhe aleatëve të tjerë para pak ditësh.

“Marrëveshja e fundit e opozitës joparlamentare është për të ardhur, keq, e gabuar. Unë jam kundër bojkotit, nuk mund të shkojmë dot në zgjedhje duke bojkotuar. Duhet të marrim fund metodat antikushtetuese në një vend që kërkon të futet në BE. Duhet të tregojmë të gjitha poalët vullnetin për ta zgjidhur këtë krizë. Nuk mund thjesht të kritikojmë për opozitën që tashmë është jashtë parlamentit. Ka qytetarë të ndershëm që kërkojnë që kjo mazhorancë t’i japë më shumë dritë këtij vendi.” – shtoi Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *