Vendosni fjalën kyçe....

INTERVISTA-Ridvan Bode përmend rolin por jo emrin e Samir Manes


Ridvan Bode ka rrëfyer ditën e djeshme për televizionin “A2 CNN” detaje rreth propozimit që Edi Rama i bëri atij për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “A2 Business Week”, deri te emri i Ramës si propozues, Bode nuk tha ndonjë gjë që nuk dihej sepse emri i Ramës si propozues ka dalë që vitin e kaluar, por ish-ministri i Financave, dikur pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike ka konfirmuar rolin e një individi në negocimin me të.

Thotë në studion televizive Bode:

“Praktikisht, pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk kam qenë i angazhuar. E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi.”

Pra, ish-ministri tashmë në një pozicion kyç të Bankës së Shqipërisë thotë se ka qenë një individ që i ka kaluar mesazhin e Ramës, me gjasë duke bërë edhe “negociatorin”.

“Hashtag.al” shkroi muaj më parë se në Shtator 2018, Samir Mane nisi një lobim në prapaskenë për të emëruar në bordin drejtues të Bankës së Shqipërisë, mikun e tij, ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode.

Z.Bode përmend rolin e Samir Manes si individi që “çoi mesazhin e Edi Ramës”, por jo emrin e tij./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *