Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama ka blerë deputetët e opozitës së re, ndërkombëtarët i kanë faktuar


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama ka blerë deputetët e opozitës që ndodhen sot në parlament.

Kryemadhi tha në emisionin “Open”, se këto pazare janë të faktuara edhe nga ndërkombëtarët dhe do të dalin shumë shpejt për publikun. Sipas kryetares së LSI-së, Rama e ka bërë këtë gjë për t’i shpëtuar revoltës së një grupi të konsiderueshëm deputetësh nga PS që do të kërkonin largimin e tij.

Zoti Rama do të përballet shumë shpejt me fakte të reja të blerjes së deputetëve të opozitës vetëm e vetëm për të shmangur largimin e deputetëve të grupit parlamentar. E bëri këtë veprim sepse e dinte që një grup i konsiderueshëm deputetësh të PS-së do të kërkonin largimin e tij.  Janë të faktuara nga partnerët ndërkombëtarë, do t’u vijë dita mos kini merak”, u shpreh Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *