Vendosni fjalën kyçe....

“Kush do t’i japë gji Aleas”, familjarët e Rexhina Dobrovës përsëri para Gjykatës


Sot është dita e dytë që familjarët e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që vdiq gjatë lindjes, protestojnë para Gjykatës së Elbasanit.

Ata fajësojnë mjekët për neglizhencë dhe kërkojnë dënimin e tyre.

“Për mendimin tim Rexhinën tonë e vranë doktorët nga neglizhenca.”, tha një prej të afërmve të Dobrovës.

“Duam Drejtësi, ku janë kriminelët të vijnë këtu të japin përgjigje”, tha një tjetër protestuese ndërsa më pas të gjithë vijuan me thirrjet “Vrasës” në kor.

Ditën e djeshme, kur u vendos masa e sigurisë për dy mjekët, familjarët e Dobrovës protestuan me foshnjën e porsalindur në duar.

25-vjeçarja humbi jetën një orë pasi lindi vajzën, ndërsa spitali në një reagim për mediat, sqaroi se vdekja e saj erdhi si shkak i një komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e cila i solli edhe vdekjen.

Por të afërmit e të ndjerës, fajësojnë mjekët për neglizhencë. Sipas tyre mjeku kardiolog mbërriti tre me vonesë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *