Vendosni fjalën kyçe....

Meta i jep titullin e rëndësishëm gjimnazit “Petro Nini Luarasi”


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nderuar sot me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.

Në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe ministri për Diasporën Pandeli Majko, Meta shprehu mirënjohje ndaj mësuesve që sipas tij kanë shërbyer si shembull për nxënësit për breza me radhë.

“Shumë i lumtur të filloja sot ditën duke marrë pjesë në një jubile të veçantë për arsimin, 60-vjetorin e njërit prej gjimnazeve më në zë të Tiranës dhe të Shqipërisë, “Petro Nini Luarasi”.

Duke i uruar për këtë përvjetor të rëndësishëm, gjeneratat e petroninsave, të cilët me kontributin e tyre të vyer në të gjitha fushat e jetës, kanë ngritur lart jo vetëm emrin e shkollës, por edhe të Shqipërisë, pata kënaqësinë të vlerësoja këtë gjimnaz me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Mirënjohje të thellë mësuesve ndër dekada të “Petro Nini Luarasi”, të cilët, krahas performancës së lartë profesionale në shkollë, kanë demonstruar vlera qytetare e njerëzore dhe kanë shërbyer si model për nxënësit e studentët e tyre.”, shkruan Meta.

Mes të tjerave, presidenti u bëri thirrje mësuesve të këtij gjimnazi por jo vetëm, që të tregojnë akoma më shumë kujdes ndaj të rinjve të cilët sot më të ekspozuar ndaj fenomeneve negative sociale, si droga, alkooli, lojërat e fatit, etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *