Pas suksesit të Elhaida Danit në “The Voice of Italy”, janë dy motra shqiptare Serena dhe Ina Sinani, të cilat kanë mahnitur kësaj radhe jurinë e këtij kompeticioni.
Në audicionet e fshehta, dy motrat u prezantuan me këngën e një tjetër shqiptareje, atë të Era Istrefit dhe Ledri Vulës: “Je shumë pis”.
Të katërt anëtarët e jurisë u kthyen të mahnitur nga performanca e dy vajzave, ndërsa patën edhe një debat se kë prej tyre duhej të zgjidhnin ato. Të katërt i kërkonin 20-vjeçareve shqiptare që t’i zgjidhnin, por në fund ato zgjodhën Gue Pequeno.