Vendosni fjalën kyçe....

“Në vitin 2017 kapërcyem ylberin për Bashën” – Rama flet për zgjedhjet


Kryeministri Rama ka deklaruar se partia dhe qeveria që drejton ka kapërcyer ylberin me vendimin për të ndarë pushtetin me Partinë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017.

Ndërsa theksoi se Partia Socialiste nuk ka preferuar asnjëherë të shkojë në zgjedhje pa opozitën por opozita e rrugës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Ne kemi prefefuar vazhdimisht zgjedhje me opozitën dhe këtë e kemi treguar. Në 2017 ne kaluam ylberin në raport me traditën politike në Shqipëri, por edhe me vetë mandatin tonë dudke ndar ëtë gjitha përgjegjësitë qeverisëse me ta dhe duke u besuar atyre Ministrinë e Brendshme, si dhe ministri të tjera e agjenci të tjera shtetërore.

Opozita e rrugës ka vendosur të dalë edhe nga zgjedhjet. Nëse ka një garë se cila qeveri i ka dëgjuar më shumë të tjerët, kritikat e njerëzit, ne këtë garë e fitojmë me diferencë të madhe.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *