Vendosni fjalën kyçe....

Opozita nis mosbindjen civile, sot bllokon 5 akset kombëtare


Opozita ka ndryshuar strategji, pas më shumë se dy muajsh protestë para Kuvendit dhe Kryeministrisë, sot do të nisi bllokimi i qarkullimit pothuajse në të gjithë vendin. Pasditen e sotme, rreth orës 18:00, opozita dhe mbështetësit e saj do të nisin mosbindjen civile duke u shpërndarë në 5 akset kryesore në vend, për të bllokuar lëvizjen e automjeteve për rreth 60 minuta.

Qytetarët do të vendosen për të bllokuar lëvizjen në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Në krye të kësaj proteste do të jenë ish-deputetët Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli.

Pika tjetër që do të bllokohet është autostrada Plepa-Kavajë në Durrës,  ku në mbështetje të qytetarëve do të jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.

Kryqëzimi i Milotit në Lezhë, është pika tjetër ku do të grumbullohen qytetarët, të shoqëruar nga Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

Protesta do të bëhen edhe në rrethrrotullimin e Sheqit në  Fier, në krye të së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu. 

Sigurisht protestë do të ketë edhe në Tiranë, te rrethrrotullimi i Shqiponjës ku do të bashkohet edhe vetë Lulzim Basha. Të tjerë përfaqësues të PD-së që do të qëndrojnë në krah të Bashës në protestë janë edhe Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu.

Ky skenar i bllokimit të disa akseve rrugore në vend, është i përsëritur pasi më shumë se një vit më parë Partia Demokratike,  paralizoi qarkullimin pothuajse në gjithë vendin.

Protestat e sotme të opozitës vijnë dy ditë pas firmosjes së një marrëveshjeje të koalicionit opozitar, që vendosi për të mos hyrë në zgjedhjet vendore pa largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore./Hashtag.al

Firmosja e marrëveshjes mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *