Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi i Sorecas me aleatët e PD-së


Përfundon takimi i kreut të ambasadës së BE-së në Tiranë, Soreca, dghe krerëve të 4 partive opozitare të cilat janë pjesë e koalicionit së opozitës së bashkur me PD-në dhe LSI-në.

Pjesë e këtij takimi ishin Mediu, Shehi, Dule e Ndoka. Në përfundim të këtij takimi, kreu i PR-së, Mediu, tha se ambasadori Soreca ishte shprehur pro dialogut mes palëve. 

Ndër të tjera Mediu shtoi se do i bëjnë thirrje presidentit Meta që të thirrë një tryezë bisedimi mes shumicës dhe opozitës, që do i shërbejë zgjidhjes së krizës.

“Ne do ti kërkojmë presidentit të thërrasë një tryezë me opozitën dhe pozitën për zgjidhjen e kësaj situate dhe për të garantuar zgjidhje të lira e të ndershme dhe qytetarët të zgjedhin se kush do ti qeverisë në nivel lokal dhe kombëtar”, tha Mediu.

Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Dule, tha se opozita e bashkuar është e vendosur që me të gjitha mjetet dhe mënyrat që lejon demokracia, të sensibilizojë qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë për zgjidhjen sa më shpejt të krizës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *