Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kosovës arreston ish-pjesëtarin e ISIS


Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar ish pjesëtarin e ISIS, të kthyer gjatë vitit 2015 në Kosovë, Fitim Lladrovci.

Lladrovci u ndalua nga policia e Kosovës pasi përmes një postimi në Facebook shkruante se ishte i gëzuar për sulmet terroriste në Sri Lanka.

Mësohet se Fitim Lladrovci kishte vuajtur edhe më parë në Kosovë, më shumë se tre vite burgim për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS në Siri. Gjykata e Shkallës së Parë në Prishtinë, e kishte dënuar Lladrovcin në Janar të vitit 2015, me tre vite burgim.

Pavarësisht dënimit të kryer, edhe pas daljes nga burgu, Fitim Lladrovci duket se nuk i ka ndërruar bindjet e tij. I njohur me nofkën ‘Fita’, Lladrovci një ditë më parë postoi në profilin e tij personal në rrjetin social Facebook, gëzimin përsa i përket sulmeve të fundit terroriste në kishat e Sri Lankës, që lanë të vdekur të paktën 359 njerëz, mes të cilëve 45 fëmijë.

Sipas tij sulme të tilla do të ndodhin edhe në qendra të mëdha botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *