Me fjalimet e tij alla Fidel Kastro në kuvend, Edi Rama nuk ka korrur sukses vetëm në radhët e deputetëve të PS, por edhe mes atyre të opozitës së re.
Ndërsa kryeministri tallej me filxhanin e Monikës, me Lulin me xhepat plot, me Patozin që e ka futur në lojë Saliu, me shqetësimet e Fatmir Mediut për mbijetesën e partive fantazëm, shkulma të mëdha gazi kanë shpërthyer mes përfaqësuesve të rilindjes.
Por e çuditshme është se si kamera e ERTV ka fiksuar duke u zgërdhirë me pathos edhe pjestarët e opozitës së re, të cilët janë betuar në kuvend për të luftuar me këtë qeveri.
Ndërsa njëri nga deputetët ishte gati të shkrihej gazit si karamele, humori i Ramës ishte aq i hollë sa me gjithë përmbajtjen, nuk e la pa qeshur as vetë heroikun, Myslim Murrizi.
E vetmja që ka ruajtur seriozitetin qe Rudina Hajdari, e cila u ngrit të replikotme me Ramën duke deklaruar se zgjedhjet e 2017 ishin të rregullta dhe parlamenti dhe qeveria janë legjitimë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Lapsi