Amerikanët kanë zënë vendin në mesin e njerëzve më të stresuar në botë, ka treguar një anketë e kompanisë së hulumtimeve Gallup.
Anketa e realizuar me 151 mijë persona në mbi 140 shtete ka zbuluar se një e treta e popullsisë së botës është në stres dhe ankth.
Në anketë, në të cilën pjesëmarrësit janë pyetur për përvojat ditore pozitive dhe negative, amerikanët kanë zënë vendin në mesin e njerëzve më të stresuar, ndërsa në dhjetë vitet e fundit në këtë vend, stresi, zemërimi dhe ankthi kanë arritur në nivelin më të lartë.
Ndërkaq, Çadi, vend në Afrikën Veriore, është radhitur e para në mesin e vendeve ku janë përjetuar më së shumti përvoja negative.
Nga ana tjetër, vendi latino-amerikan Paraguaji ka rezultuar si vendi më pozitiv në botë, kurse edhe shumica e shteteve të tjera të Amerikës Latine kanë shfaqur rezultate pozitive.