Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë në protestë, 200 këpucë dhe flamuj të vendeve të BE-së para Parlamentit


Ndërkohë që në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, jashtë po protestojnë të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Protestuesit e rinj kanë vendosur në mënyrë simbolike, rreth 200 këpucë përpara Parlamentit të shoqëruara me flamujt e vendeve të Bashkimit Europian.

Këto pamje simbolizojnë largimin e të rinjve nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend.

“Kemi ardhur për të sjellë nja palë këpucë të afërme dhe miqve tanë që kanë ikur nga vendi sepse jemi të bindur se çdo shiqptar sot ka një histori të ngjashme. Kanë ikur jo se Shqipëria po i afrohet BE por sepse ne po bëjmë hapa pas.

Për shkak se në këtë vend i është vrarë shpresa shqiptarëve dhe mbi të gjitha të rinjve, ku mijëra të rinjë regjistrohen cdo muaj në kurse anglisteje dhe gjermanishteje vetëm për të emigruar.

Rama premtoi 300 mijë vende punë në 2013 por në fakt 300 mijë shqiptarë aplikuan gjatë këtyre viteve për Lotarinë Amerikane.”, tha kreu i FRPD-së Belind Këlliçi.

 “Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”– është parrulla që shoqëron protestën e sotme të të rinjve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *