Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Nuk kam urdhëruar asnjëherë shkarkimin e Mueller siç raportojnë lajmet e rreme


Presidenti amerikan, Donald Trump tha të enjten se asnjëherë nuk e kishte urdhëruar këshilltarin e tij të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, që të shkarkonte prokurorin e posaçëm Robert Mueller, siç thuhet në raportin e hartuar nga zoti Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

‘Ndryshe nga ç’ka raportuar në mënyrë të pasaktë media e lajmeve të rreme, shkruante zoti Trump në Twitter, unë asnjëherë nuk i kam kërkuar këshilltarit të atëhershëm të Shtëpisë së Bardhë Don McGahn që të shkarkonte Robertin Mueller-in, edhe pse kisha të drejtën ligjore për ta bërë këtë. Nëse do të doja shkarkimin e Muellerit, nuk kisha nevojë për zotin McGahn ta bënte këtë, mund ta kisha bërë vetë.’

Kreu demokrat i Komisionit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve ka lëshuar një urdhër për të detyruar zotin McGahn të dëshmojë para komisionit dhe të dorëzojë dokumentet përkatëse, por nuk është e qartë nëse Shtëpia e Bardhë do ta pranojë urdhërin.

Presidenti Trump është zotuar se do të kundërshtojë çdo kërkesë të tillë nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, që po përpiqen të hetojnë administratën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *