Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në Twitter për arrestimin e autorit të 6-të të dyshuar për grabitjen në Rinas.
Lleshaj shprehet entuziast për arrestimin e sotëm të 50-vjeçarit nga Kosova, dhe nuk le pa shigjetuar pesimistët nga aksionet e policisë.
“I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt.
Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!”-shkruan Lleshaj.