Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i lidhur me Top Channel synon postin e Kryeprokurorit


Lulzim Alushaj, avokati i Top Channel në disa procese gjyqësore, i është bashkuar sot garës për Kryeprokuror.

Ai është kandidati i katërt në garë pas Kryeprokurores së përkohshme në detyrë Arta Marku, Olsian Çelës dhe Fatjona Memçajt.

Lulzim Alushaj, njihet si avokat i Top Channel dhe sot ka dorëzuar aplikimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në garën për kreun e organit të akuzës.

KLP-ja e ka hapur garën për Kryeprokuror më 19 mars dhe do i dërgojë për miratim Kuvendit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë.

Prokurori i Përgjithshëm do zgjidhet me tre të pestat e votave. Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *