Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Në 30 qershor nuk do ketë përplasje mes demokratëve dhe socialistëve


Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi shprehet se në ditën e zgjedhjeve vendore në 30 qershor nuk do të ketë konflikt civil.

“Nuk do ketë luftë mes socialistëve dhe demokratëve”, tha Bardhi në emisionin “Java”, duke shtuar se PD-ja është parti që s’ka nxitur kurrë konfrontim civil mes shqiptarëve.

“Nuk do të ketë luftë mes demokratëve dhe socialistëve, ky është qëndrimi im dhe besoj edhe qëndrimi i Partisë Demokratike. Nuk kemi nxitur kurrë konfrontim civil mes qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *