Në protestën në Shkodër, digjen goma në mes të rrugës së bllokuar, ndërsa ka patur dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Përpara përplasjes, protestuesit u ulën këmbëkryq në hyrje të Bahçallekut dhe shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë kryeministrin Edi Rama të hyjë në Shkodër. Por forcat e policisë ndërhynë me arsyetimin se rruga duhej liruar sepse protesta ishte pa leje.
“Duhet të hapni rrugën sesbën. Është e kundraligjshme.”, tha një nga përfaqësuesit e Policisë. Me policinë debatuan dhe ish-deputetët e PD-së. Ish-deputeti Bardh Spahia tha se ” Nuk ka shans të hapim rrugën!”.
Ish-deputeti Flamur Noka, tha se në protestë ka studentë, fermerë dhe të tjerë qytetarë të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit.”Edi Rama nuk mund të hyjë në Shkodër”, tha Noka.
Ndër të tjera, ai e konsideroi të drejtë protestën e qytetarëve.
“Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin. Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët.”, janë fjalët e Nokës./Hashtag.al