Vendosni fjalën kyçe....

E pritën me protesta në Shkodër, Rama: Keqardhje për grupin e vogël


Kryemistri Edi Rama u prit sot me protesta në  veri të vendit, ku u bllokua rruga te ura e Bahçallëkut në Shkodër.

Rama ka reaguar duke i quajtur protestuesit një “grup të vogël”, ndërsa tregon se pavarësisht protestës është rrugës për në Malësi të Madhe.

“Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër“, shkruan Rama, në Twitter.

Kryeministri besohet se ka përdorur rrugë dytësore për të mbërritur në Malësi të Madhe, ndërsa ka informacione në rrjet që ai ka shkuar në Vermosh që mbrëmjen e kaluar. Kur mësuan se Rama kishte kaluar dhe po mbërrinte në Malësi të Madhe, protestuesit që bllokuan për rreth 1 orë rrugën në hyrje të Shkodrës ku dogjën edhe goma, u shpërndanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *