Personi i 6 i arrestuar si i dyshuar për grabitjen në Rinas i cili njihet edhe me nofkën “daja” ka qenë me precedentë të mëparshëm.
Ragip Hajdini nga Peja e Kosovës i arrestuar ditën e sotme në zonat përreth Kavajës është i njohur për drejtësinë.
Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se “daja” nga Kosova ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.
Ragip Hajdini rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë.
Deri më tani janë arrestuar Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.