Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Rose Hanbury, gruaja e akuzuar si “dashnorja” e princit William


Kohët e fundit në mediat britanike po sulmohet mjaft princi William, i cili akuzohet se ka tradhëtuar Kate Middleton me fqinjen e tyre.

Pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo mbetet një thashethem, Rose Hanbury është mjaft e lidhur me Prince William dhe Kate Middleton, dhe jo vetëm për shkak të “tradhëtisë”.

Ajo ka pozicionin e saj brenda komunitetit aristokratik. “HollywoodLife” ka renditur pesë pika, që ta njihni më mirë se cila është Rose Hanbury.

  1. Rose mban një titull gjithashtu – Markezja e Cholmondeley. Ajo e mori titullin kur u martua me Markezin e shtatë të Cholmondeley, David Rocksavage, në vitin 2009. Njëlloj si Kate dhe William, ata janë prindër të tre fëmijëve: binjakët Alexander (Earl of Rocksavage) dhe Oliver (Lord Cholmondeley) dhe vajza (Lady Iris).
  2. Rose mori pjesë në martesën e William dhe Kate në vitin 2011. Përveç dasmës mbretërore, Rose u fotografua në shumë evenimente pranë çiftit mbretëror. William u pa i ulur krah Rose në një banket në Buckingham Palace në vitin 2017.
  3. Gjyshja e Rose ishte shoqëruesja e Mbretëreshës Elizabeth në dasmën e saj. Kur mbretëresha Elizabeth u martua me Princin Philip në vitin 1947, ajo kërkoi ndihmën e Zonjës Elizabeth Longman, e cila është gjyshja e Rose. Miqësia e tyre mbeti e fortë derisa gjyshja e Rose vdiq në vitin 2016.
  4. Rose ka një pasuri mbresëlënëse në Norfolk, ashtu si Kate dhe William. Rose dhe bashkëshorti i saj, David, janë fqinjë të çiftit mbretëror në fshatin anglez. Ata jetojnë në Houghton Hall në Norfolk, që u ndërtua në vitet 1720 për kryeministrin e parë të Britanisë, Sir Robert Walpole. Pasuritë mbresëlënëse historike janë të hapura për publikun nga maji deri në shtator. Ndërkohë vendbanimi i Kate dhe William në Norfolk, Anmer Hall, gjendet vetëm pak kilometra më tutje. Ka edhe një emër që e përdorin tabloidët britanikë për grupin aristokratik që banojnë në Norfolk – “Toffs turnip.”
  5.  Rose ka punuar si modele për Agjencinë Storm. Po, e njëjta agjenci që zbuloi Kate Moss. Pas modelimit, ajo punoi si studiuese politike për deputetin konservator Michael Gove.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *