Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool rimerr kreun pas fitores me “manita” ndaj Huddersfield


Liverpooli nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titull dhe sot ka marrë një fitore 5-0 ndaj Huddersfieldit, që e ka ngjitur sërish në krye të renditjes.

“The reds” zhbllokuan sfidën që në minutën e parë, me anë të mesfushorit Naby Keita, ndërsa më pas shënuan dy herë Mane dhe dy herë Salah, për të kompletuar fitoren 5-0.

Të besuarit e Klopp kanë vetëm dy ndeshje për të luajtur deri në fund të sezonit, por triumfi në të dyja mund të mos mjaftojë për t’u rikthyer te titulli, nëse Manchester City fiton të tre ndeshjet që ka në dispozicion.

Liverpooli nuk fiton titullin kampion prej 28 vitesh dhe këtë sezon po ecën me ritme fantastike, ndërsa shpresat janë të mëdha, që ky të jetë viti i duhur për t’ia dalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *