Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu-Bashës: Premtime të zbrazëta për shëndetësinë, shqiptarët e bëjnë dallimin


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, i ka quajtur premtimet e kreut të PD-së, Basha për shëndetësinë si të zbrazëta.

Sipas ministres, Basha kërkon të vijë në pushtet nëpërmjet gënjeshtrës ndërsa thekson se premtimet e Bashës janë edhe një mea culpa për trajtimin që qeveritë ku ai ka qenë pjesë e rëndësishme u kanë bërë mjekëve dhe infermierëve.

Në një status të gjatë në “Facebook”, Manastirliu shkruan se qeveria, pjesë e së cilës është ka bërë shumë më tepër për shëndetësinë nga sa ishte bërë deri në vitin 2013 dhe thekson rritjen e rrogave, uljen e çmimi të ilaçeve, rritjen e numrit të qendrave shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimit për pacientët.

Në fund ministrja thotë se shqiptarët dijnë ta bëjnë dallimin mes tyre që flasin me punë dhe atyre që gënjejnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *