Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 3 muaj pas të birit, babai i futbollistit Emiliano Sala


Horacio Sala, babai i futbollistit Emiliano Sala, i cili humbi jetën pas një aksidenti ajror 3 muaj më parë, ka ndërruar jetën papritmas në Argjentinë.

Ai u fotografua për herë të fundit në muajin shkurt, gjatë ceremonisë së funeralit së të birit, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti ajror teksa udhëtonte nga Franca drejt Anglisë për t’u bashkuar me ekipin e Cardiff-it, për të cilin kishte nënshkruar.

Lajmi u pohua nga politikani vendas Julio Muller, i cili tha se Sala kishte ndërruar jetë gjatë natës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *