Ka përfunduar mbledhja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryesinë dhe kryetarët e degëve.
Mësohet se në mbledhje është vendosur të bllokohen rrugët në të gjithë Shqipërinë çdo të enjte.
Ndër të tjera, porosia e Bashës ka dhënë porosi që të shkohet derë më derë e të jepet mesazhi. Ditën e djeshme, opozita protestoi duke bllokuar, për 60 minuta, akset kyçe në vend.