Kryeministri Rama ka përsëritur nga Shkodra kërcënimin me burg për të gjithë ata që do pengojnë procesin zgjedhor më 30 qershor.
Ashtu siç ka bërë edhe në takimet e tjera të ditëve të fundit dhe në seancën plenare të së enjtes, Rama ka deklaruar se cilido që do e bëjë këtë, do shkojë në burg.
“Kush pengon të tjerët të votojnë shkon në kokërr të burgut. Se ku do i gjejë Monika me Lulin të gjithë ata budallenj që të shkojnë në burg duke penguar procesin e votimit. S’ka shans që të marrin peng procesin zgjedhor me kërcënime, bllokime e të tjera si këto. Të nesërmen e 30 qershorit, Luli do ketë ik dhe do e kërkojnë.” – tha Rama.
Më tej, Rama, nuk la pa përmendur as kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit ka dalë në përgjimet e prokurorisë lidhur me Dosjen 339.
“Vangjush Dako i mundi në Bashkinë e Durrësit duke qenë Saliu kryetar i PD-së dhe kryeministër.” – shtoi Rama.