Kryeministri Edi Rama është pritur sot me protesta në Shkodër. Mësohet se pak para nisjes së vizitës së Ramës të parashikuar në Shkodër, simpatizantë të Partisë Demokratike kanë nisur protestën.
Protestuesit do të bllokojnë edhe urën e Bahçallëkut për të mos lejuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe Malësi të Madhe.
Protestuesit ndodhen edhe tek ura e Spatharit në Vau Dejës duke bllokuar të dy anët që lidhen me Shkodrën. Pritet të shohim nëse Rama do të arrijë dot të kalojë për të zhvilluar takimet e parashikuara për sot.
Kryeministri Edi Rama kishte parashikuar të zhvillojë sot një takim me strukturat e PS-së në Shkodër dhe Koplik. Në këtë vizitë, pritet që Rama të prezantojë kandidatët për këto Bashki në zgjedhjet lokale.