Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet në Sri Lanka, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes


Rreth pesë ditë pas sulmeve me bombë në disa hotele dhe kisha në Sri Lanka, ku humbën jetën rreth 250 njerëz dhe mbetën të plagosur rreth 500 të tjerë, ka dhënë dorëheqjen ministri i Mbrojtjes.

Reuters” shkruan se Ministri i Mbrojtjes në Sri Lanka, Hemasiri Fernando tha të enjten se kishte dhënë dorëheqjen duke mbajtur përgjegjësi për sulmet.

Fernando tha se ndërsa nuk kishte ndonjë dështim nga ana e tij, ai po mbante përgjegjësi për dështimet e disa institucioneve që ishin nën varësi të Ministrisë që ai drejtonte.

Ai tha se agjencitë e sigurisë po reagonin ndaj informacioneve të inteligjencës, se një sulm po planifikohej në prag të Pashkëve.

“Ne ishim duke punuar në këtë. Të gjitha këto agjenci po punonin për këtë”, tha ai.

Presidenti i vendit, Maithripala Sirisena tha se kishte pasur mungesë të koordinimit të sistemit të inteligjencës dhe kërkoi dorëheqjen e Fernandos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *