Të shtëna me armë në Mëzez të Tiranë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 nga të cilat një person mbeti i plagosur.
Nga të shtënat 17-vjeçari me iniciale J.H ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një 24 -vjeçar është dëmtuar nga sende të forta
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi”, gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasi J. H., 17 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi Z. Q., 24 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është shtetasi I. E., ku po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.