Vendosni fjalën kyçe....

Teatrit Kombëtar i hiqen germat natën, artistët: Veprime të ulëta prej zhulsash lagjeje


Hiqen germat “Teatri Kombëtar” në ballinën e ndërtesës të cilët aktorët aktivë po mundohen ta mbrojnë prej më shumë se një viti përmes protestash. Regjisori Kastriot Çipi, ka publikuar foton në rrjet, ku shkruan “Qeni i Sulmit i Kryeministrit, ose Bushtra e Bashkisë, ka hequr natën tabelën ndriçuese me emrin e Teatrit Kombëtar nga fasada.”

Rasti u denoncua edhe nga aktori Neritan Liçaj, i cili përmes një shkrimi në rrjetet sociale paralajmëron kryeministrin dhe qeveritarët e tjerë që mos t’u shkojë në mendje të finalizojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, germat e hequra do të vendosen përsëri të arta.

“Gjate nates,ne pritje te kesaj dite te bukur, jane hequr germat ne ballinene e TEATRIT KOMBETAR, sic e shihni dhe nga fotografite. Perballe eshte ministria e rendit dhe ka edhe kamera sigurie.
I sigurojme ata qe e kane bere, pra citjanen dhe fiqshitesin, se veprime te ulta prej zhulcash lagjeje as na e levizin qerpikun fare! Po te ishte se do kishit kurajon(qe nuk e keni),per te ardhur te prishnit teatrin sdo pyesni per germat.
Por doni te prodhoni lajm per te fshehur ndone pisllek ditor mbase,(te tilla puslleqe ju keni nga 3-4 cdo dite),ose doni ti jepni jehone perversitetit tuaj zhulcor,te tipit,ne rikonstruktojme piramiden e pushtetit te varrosur dhe tentojme te rrezojme tempujt e fjales se lire dhe artit sic jane teatrot!Kesaj gjeje ju sdo ia arrini kurre dhe kete e dini ju shume mire sic e dime ne ca me mire se ju.Vetem kur e cuat neper mend ta benit jua shtypem koken,imagjinoni te tentoni ta beni si do perfundoni!
Por xhulaca lagje te lodhur(te tille e shfaqni veten me keto veprime),te pakten perpiquni te kaloni ne nje stad me te lart se uji i Lanes.
THJESHT PROVOJENI.
P.s. keto germa kur ta rikonstruktojme do i vendosim te arta dhe ka shune gjasa qe ju te jeni ne burg ate ditr,por ne,si shume te mire qe jemi,do ju dergojme nje kartoline per nderin qe na bete duke e kthyer kete teater ne dinjitetin e ballines me GERMA TE ARTA….TEATRI KOMBETAR….suksese ne gropen tuaj politike.”, shkruan Liçaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *