Vendosni fjalën kyçe....

Turqia arreston 115 persona për lidhjen me grushtin e shtetit


Autoritetet turke arrestuan sot 115 anëtarë të forcave të armatosura dhe kanë shpallur në kërkim 95 persona të tjera për lidhje të dyshuara me imamin Fethullah Gylen i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit më 2016.

”Në mesin e të dyshuarve të shpallur në kërkim nga prokuroria e Stambollit, 112 janë pjesë e ushtrisë, 29 të forcave ajrore, 50 të marinës, 14 të xhandarmërisë dhe pesë nga drejtoria e rojave bregdetare”, raporton AA.

Ata dyshohen se janë përkrahës të lëvizjes së imamit, Fethullah Gylen, armik i betuar i Ankarasë, i cilësuar si grup terrorist.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *