Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi paralajmëron Ramën: Larg duart nga Teatri, do e mbrojmë me çdo kusht


Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar çmontimin pa zhurmë e fshehurazi të Teatrit Kombëtar dhe ndërkohë rilind piramidën e diktatorit.

Vokshi thotë se urdhri për heqjen vjedhurazi të gërmave të TK-së dhe vjedhjen e pronës publike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.

Ajo paralajmëron Ramën që të qëndrojë larg teatrit pasi ai do mbrohet me çdo kosto.

“Rama urdhëron cmontimin pa zhurmë, fshehurazi, të #Teatrit #Kombëtar ndërkohë që rilind Piramidën e Diktatorit!

Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike.

Rama po vjedh pronën publike, trashegiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni.

Edi Rama, larg duart nga Teatri Kombëtar!!! Teatrin do ta mbrojmë me cdo mjet e me cdo kosto!

Mirenjohje Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit dhe cdo qytetari qe po proteston prej 400 ditësh në mbrojtje të Shtëpisë së Artistëve e të vlerave kombëtare.

As gazi, as policia, as arrestimet, nuk do na ndalin të ruajmë të paprekur trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.” – shkruan Vokshi në statusin e saj në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *