Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama nuk i mbush dot karriget me njerëz në Elbasan (FOTO)


Kryeministri Edi Rama nuk i mbush dot me njerëz karriget që transporton nga një qytet në një tjetër.

Kjo është një foto e realizuar nga lart gjatë takimit “Bashkia që duam”, që po mbahet në Elbasan.

Edhe  në Elbasan, ashtu si në Shkodër ku studentët dolën para, qindra qytetarë kanë dalë për të protestuar.

Por menjëherë ka reaguar Policia e Shtetit, që ka nisur të shpërndajë qytetarët, me qëllim që kryeministri të realizojë i qetë takimin “Bashkia që duam”.

Protestuesit kanë kundërshtuar efektivët, duke kërkuar përballje me Ramën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *