Facebook u ka thënë për investitorëve se rrezikon të marrë deri në 5 miliardë dollarë gjoba – një dënim rekord i lartë për një kompani të teknologjisë në SHBA – pas një hetim të Komisionit Federal të Tregtisë, që akuzon gjigantin e komunikimit se po vijon shkeljet e tij të privatësisë së përdoruesve.
Duke cituar “një shpenzim ligjor prej 3 miliardë dollarësh, të llogaritura në tremujorin e parë të vitit 2019 lidhur me çështjen e tanishme të FTC në SHBA”, në deklaratën e saj tremujore financiare, Facebook më vonë pranon se ndëshkimi mund të jetë më i lartë:
“Ne vlerësojmë se madhësia e humbjes në këtë çështje është nga 3 miliardë deri në 5 miliardë dollarë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se “çështja mbetet e pazgjidhur dhe nuk mund të ketë siguri për kohën dhe kushtet e ndonjë rezultati konkret”.
FTC po heton Facebook me akuzat se ai ka përsëritur dhe ka dështuar në mënyrë katastrofike për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve, duke lejuar që Cambridge Analytica të gërshetojë 85 milionë informata të përdoruesve për të lejuar korporata si Microsoft dhe Netflix të kenë qasje në mesazhet e përdoruesve dhe informacione të tjera personale si pjesë e të dhënave sekrete në ndarjen e partneriteteve.
Hetuesit thuhet se kanë gjetur prova të shumta se Facebook ka shkelur një marrëveshje të FTC 2011, që kërkon që ajo të marrë lejen nga përdoruesit para se të ndajë të dhënat e tyre me palë të treta – dhe të njoftojë FTC kur palët e treta kanë keqpërdorur këto të dhëna.
Dënimi prej shumë miliardë dollarësh do të ishte i pashembullt për FTC, i cili ka lejuar monopole efektive të teknologjisë, si Google dhe Amazon, deri tani.
Më parë, gjoba më e madhe kundër një firme të teknologjisë ishte një “shuplakë” prej 22 milionë dollarësh ndaj Google në vitin 2012, për shkak të mosrespektimit të një marrëveshjeje të mëparshme me FTC për të mos përdorur “cookie” për të ndjekur përdoruesit dhe shfletuesit e Safarit të Apple.
Një gjobë shumë-miliardë dollarëshe kundër Facebook, do të pasqyronte ashpërsinë e shkeljeve të saj – duke shkelur një marrëveshje ekzistuese që u arrit me FTC, pasi një hetim paraprak kishte gjetur se kompania dëmtonte përdoruesit duke mos mbrojtur informacionin e tyre personal.
Hetimi ndaj Facebook filloi në mars 2018 në përgjigje të zbulesave të Cambridge Analytica, por disa skandale shtesë të privatësisë kanë dalë në dritë që atëherë, duke vënë presion mbi FTC që të imponojë maksimumin në gjoba. Rregullatori mund të kërkojë deri në 41,000 dollarë për çdo shkelje që gjen.
Nëse Facebook refuzon të shlyejë gjobën – dhe Washington Post raportoi më herët këtë vit se ata kishin “shprehur shqetësim” me kërkesat e FTC-së – rasti mund të shkojë në gjykatë.
Ndërkohë që 5 miliardë dollarë mund të mos duken shumë, krahasuar me 15.1 miliardë dollarët në të ardhura që Facebook ka raportuar për tremujorin e parë të 2019, dënime të tilla shtohen, veçanërisht pasi Facebook ka parë rënien e saj të vlerës, në përgjigje të një vargu në dukje të pafund skandalesh dhe rregullatorët europianë kanë filluar të imponojnë kufizime në aftësinë e tij për të mbuluar të dhënat e përdoruesve pa pengesa.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka vendosur për një retorikë reformiste.
“Ne jemi të fokusuar në ndërtimin e vizionit tonë të fokusuar në privatësi për të ardhmen e rrjeteve shoqërore dhe jemi duke punuar në mënyrë bashkëpunuese për të adresuar çështje të rëndësishme rreth internetit”, thuhet në një deklaratë.
Ndërkohë, Facebook ka punësuar një nga arkitektët e raportuar të aktit PATRIOT të SHBA-së, si këshilltarin e saj të përgjithshëm, një nga personat që konsiderohet se ka gjymtuar gjerësisht të drejtat e privatësisë së amerikanëve.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT