Vendosni fjalën kyçe....

Federata angleze heq alkoolin nga festimet e trofeve, në shenjë respekti ndaj lojtarëve besimtarë


Federate Angleze e Futbollit, ka vendosur heqjen e shampanjës gjatë festimeve për trofeun e Kupës FA, duke e zëvendësuar atë me një pije jo-alkoolike, në shenjë respekti ndaj lojtarëve, të cilëve nuk ua lejon besimi fetar përdorimin e alkoolit.

Rregulli i ri do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, kur Manchester City do përballet me Watford në finalen e Kupës FA, të planifikuar për në 18 maj.

Lojtarëve fitimtarë, që tradicionalisht spërkaten njëri-tjetrin me shishe me shampanjë, kësaj here do të duhet të spërkaten me pije jo-alkoolike.

Vendimi për të anulluar festimet e kampionëve u prezantua nga Federata Angleze, për ta bërë futbollin “përfshirës” për të gjithë lojtarët.

Një faktor tjetër i marrë në konsideratë ishte mospërdorimi i alkoolit tek lojtarët nën moshën ligjore për të pirë në Britani, që është 18 vjeç.

“Ekipet fitues do të festojnë me shampanjë jo-alkoolike në të gjitha garat nën varësinë e federatës, duke filluar nga finalja e Kupës së këtij viti,” tha FA në një deklaratë.

Një pjesë lojtarësh që rreshtohen në finale të këtij sezoni janë myslimanë praktikantë dhe për këtë arsye ndalohen nga konsumimi i alkoolit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *