Vendosni fjalën kyçe....

Kush është “Daja” që po hetohet për grabitjen e 10 milionë eurove, zbardhen përgjimet


Personi në foto është Ragip Hajdini, ish-toger policie, i arrestuar ditën e sotme pranë Shkëmbimit të Kavajës, si i dyshuar për grabitjen e Rinasit.

Hajdini, i njohur ndryshe si ‘Daja’ është banues në Kosovë dhe thuhet se dikur ka qenë toger policie në Pejë.

Emri i tij doli pas dëshmisë së Alkond Bengasit, dëshmitarit të penduar të Rinasit.

Sipas Policisë kosovari është një person i skeduar edhe më herët në Kosovë.

Ai ka punuar si toger Policie në Pejë deri në vitin 2012, kohë kur u akuzua se vodhi bashkë me oficerë të tjerë policie, 25 kilogramë ar në brenda dhomën e dëshmive në Komisariatin e Policisë në Pejë.

Sipas Prokurorisë së “Eulex”-it, grabitja e sasisë së arit u grabit përgjatë 3 muajve, nga shkurti deri në prill të vitit 2012, lajm që bëri shumë bujë në atë kohë në mediet vendase,

Ari thuhet se u nxorr jashtë nëpërmjet një togeri policie, më pas përfundoi në një argjendari për t’u shkrirë drejt Turqisë, përmes pikës kufitare të Vermicës.

Vini Re: Shkrimi është pronësi intelektuale e “Boldnews.al”

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *